UBT

Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in

/ 1 minutë lexim

Publicisti Veton Surroi, tha se aktakuza për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka domethënie të madhe në proceset politike e juridike.

Ai theksoi se aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in.

“Pra fakti është se kemi të bëjmë me një aktakuzë e cila është ndërtuar sipas informatave të siguruara nga shtetet partnere, kjo jo vetëm që e forcon aktakuzën si të tillë, por tregon një punë të bashkëpunimit, dhe cila ka me pas një domethënie shumë të madhe në proceset politike dhe juridike”, tha Surroi në RTK Prime.

HIDROMORAVA

Sipas tij, Serbia ka legjitimuar sulmin terrorist në Banjskë.

“Problemi i Serbisë është se Serbia e ka legjitimuar, çështja e legalizimit të kësaj ndërmarrja është çështje që do të provohet në gjyq, por që është legjitimuar politikisht ky veprim ketë e kemi parë që nga dita e parë, kur është organizuar Dita e Pikëllimit në Serbia, për tre anëtarët e grupacionit paraushtarak”, u shpreh Surroi.