RCCOLA

Autostrada pa drita – shtohen aksidentet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita. Në mungesë të ndriçimit janë duke u rritur aksidentet, si rezultat Policia e Kosovës ka shtuar edhe njësitet për sigurinë e komunikacionit.

Edhe pas vjedhjeve që u janë bërë pajisjeve elektrike, ende nuk është ndërmarrë asgjë në ndriçimin e kësaj autostrade, e cila ka kushtuar me qindra miliona euro. Qeveria thotë se nuk ka mjete.

Eco Higjiena

Numri i aksidenteve me lëndime, ka arritur në 29, ndërkaq me fatalitet kanë përfunduar dy këmbësorë. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Brahim Sadriu, zëdhënës, ka treguar se aksidentet më të shpeshta kanë ndodhur në aksin rrugor, Bresje – Gjurgjic, që është rrugë magjistrale, në të cilët lidhet Prishtina me qytetet si Prizreni, Peja dhe Gjakova…(zëri)