Aurela Gaçe i futet aktrimit, do jetë protagoniste në komedinë e vitit!
Nëse menduat se keni shijuar gjithçka nga “eksplozivi” i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, jeni paakëz gabim!
Pasi ka shpërthyer skenat e festivaleve në Shqipëri dhe në Eurovizion, pasi ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët me koncertet e vendit e ato të diasporës, i ka vënë flakën dasmave e clubeve të natës, ka shkruar e kënduar këngë nga shpirti, ka fituar çmime e i ka bërë të gjithë të dashurohen me artin e saj, Aurela ka vendosur ta sfidojë veten në një fushë tjetër!
Këngëtaren do ta shohim së shpejti edhe si aktore! Po po, madje në rol protagonist!
Pak kush e di se Aurela është diplomuar si aktore në Akademinë e Arteve dhe më në fund debutin e saj të parë e bën në filmin komedi “Luli & Goni Lemes”. Me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit, i njëjti ekip i seriali H.O.T, filmi i ri komedi duket shumë premtues.
Aurela me batutat në majë të gjuhës? Me siguri do të jetë një surprizë në aktrim!
Krah Aurelës pritet të jetë një kast i jashtëzakonshëm por mbi të gjitha i papritur aktorësh humori dhe figurash të njohura që do të zbulohen në javët në vijim.