ARKATANA

Atletët nderojnë rreshterin Enver Azemi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Atletët e komunës së Gjilanit, dhe dashamirët e këtij sporti me iniciativën e atletit nga Gjermania Habib Aliu do të organizojnë gjysmë maratonë 23 km për nder të rreshterit Enver Azemit.

Ish veterani i UQK-së dhe pjesëtari i FSK rreshter Enver Azemi ka ndërruar jetë në maj të këtij viti.

Rreshter Azemi ishte i njohur për trimërinë e tij dhe punën profesionale që e kryente ne FSK duke qenë shembull për shumë gjenerata të tëra.

Azemi kishte një prirje të madhe në të gjitha lëmit e sportit, ai ndërroi jetë në një aktivitet sportiv në fshatin Përlëpnicë i cili organizohej për nder të dëshmorëve të kombit.

HW

Një iniciativë të tillë për të nderuar këtë vigan të luftës dhe të sportit e kishte marrë atleti i mirënjohur nga Vërbica e Zhegocit, Habib Aliu i cili enkas ka ardhur nga Gjermania për ta nderuar figurën e rreshter Enver Azemi.

“Nuk ka më nder dhe ma krenari se ta nderosh një njëri çfarë ishte rreshter Enver Azemi ai ishte një doajen i popullit tonë dhe jam shumë krenar që me vrapimin tim do të kontribuoj sado pak për të përkujtuar këtë njeri të madh të popullit tonë”, ka bërë të ditur për ‘rajonipress’ atleti Habib Aliu.

Një përkujtim dhe mallëngjim të tillë e shprehë edhe kapteri i cili punon në sektorin e shëndetësisë në FSK Sabedin Sherifi.

“Fjalët janë të pakta për një koleg çfarë ishte rreshter Enver Azemi i cili tërë jetën ia kushtoi popullit shqiptar për një ardhmëri më të mirë, por vdekja e tij e hershme na ka lënë zbrastesirë si në jetën private një ashtu dhe në atë shoqërore jemi krenar që kemi pasur një shok të tillë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.