GRANDEMALL

Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe (1903 – 1979)

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Sami Arifi – Ramiz Ahmet Cernica u lind më 1903 në fshatin Cernicë-komuna e Gjilanit, ai ishte një atdhetar i madh i cili, hyri në historinë kombëtare me pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Prizrenit (1945), ku me jo-në e tij të madhe, të prerë e të guximshme demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe.

Atdhetari Ramiz Cernica, gjatë periudhave të ndryshme, si përfaqësues i popullit shqiptar, në mbrojtje të tij mori obligime të ndryshme, ai ishte kryetar i komunës së Parteshit (1934-1944) ishte përkrahës i LNÇ-së. Mbas luftës atdhetari Ramiz Cernica u emërua kryetar i komitetit Demokratik Shqiptar në Gjilan, ai mori pjesë dhe diskutoi në Kuvendin e Prizrenit në korrik të vitit 1945, ku, zëshëm kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, pastaj ai për shkak të këtij qëndrimi u dënua 20 vite burg.

Pas ripushtimit të Kosovës nga forcat partizano-çetnike në trevën e Anamoravës filluan masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve pas të ashtuquajturit “çlirim” të Gjilanit më 16 nëntor të vitit 1944, duke djegur fshatra, duke torturuar popullatën e pafajshme, duke burgosur e likuiduar në mënyrë mizore njerëzit më të ndershëm e më autoritativ.

Aradhat Partizane mbillnin frikë dhe pasiguri te popullata shqiptare, Ramiz Cernica, duke parë të gjitha këto pasiguri, ai nuk ndejti indiferent ndaj këtyre ngjarjeve, prandaj reagimi i tij ia prishte planet partizano-çetnikëve, pastaj pas pak kohe e burgosin Ramizin duke e dërguar fshehtas në Lagjen e Varoshit, të cilën rastësisht e me mjeshtri e zbuloi biri i tij, Raif Halimi, që ishte komesar batalioni i aradhës vullnetare të rinisë, i cili me ndihmën e autoritetit të Rifat Berishës lirohet Ramizi, por ai përcillet në çdo hap dhe në çdo aksion.

UBT

Atdhetari Ramiz Cernica, për hirë të çështjes kombëtare, kishte zgjedhur rrugën e tolerancës sa i përkiste përcaltimeve politike majtiste, apo përcaktimeve politike djathtiste, pra, ai mbi partitë gjithmonë kishte çështjen e bashkimit kombëtar…

Atdhetari Ramiz Cernica ndërroi jetë në vitin 1979 duke u bërë, me veprimtarinë e tij, gurthemel i rrugëtimit drejt kauzës së madhe të bashkimit kombëtar për rininë shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Ramiz Cernica, dhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e atdheut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.