Mobi Casa

Asociacioni “barrë” për Qeverinë e ardhshme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të vazhdojë të jetë barrë edhe për vitin që vjen, kjo sepse Bashkimi Evropian e ka përfshirë në konkluzionet e tij si kusht për rrugën integruese të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin Evropian për Asociacionit mbi të cilin duhet të themelojë këtë trup pa vonesa. Por, Qeveria e ka refuzuar draftin evropian duke dhënë sinjale se do ta shkruaj Kosova një draft në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kritikuar BE-në për kushtëzimet që po i bën Kosovës me Asociacionin.

Sipas tij, në bashkëpunim edhe me aleatet do të gjendet një pikë e përbashkët që Asociacioni të jetë në harmoni me kushtetutën.

“Është në detyrën e Qeverisë që për mënyrën e organizimit të niveleve të pushtetit të zhvilloj ato procedura që janë të nevojshme në vend dhe në këtë rast të shty përpara idetë për Asociacionin në bazë të ligjeve dhe kushtetutën e vendit. Ne kemi mundësi të që punojmë edhe me aleatët që të arrijmë në një pikë që na përbashkon duke ruajtur tërësinë territorial dhe integritetin e Kosovës”., tha Hyseni për rtv21

Ndërkohë, opozita ka vlerësuar se Qeveria e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga evropianet. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, draftin Evropian e quan të dëmshëm për vendin.

“Draftin e asociacionit që ka pranuar Qeveria është më i keqi…”, tha Kadriaj.

Mobi Casa

Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se Kosova e ka pranuar obligimin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit dhe, sic thotë, Qeveria aktuale dhe ajo që do të dal pas zgjedhjeve të përgjithshme e kanë obligim themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Cdo gjë është definitive, nuk ka negociata veç duhet implementim. Kjo shkon përmes kësaj Qeverie ose qeverisë se ardhshme. Ata kanë për detyrë me dekretu draft-statutin I cili më pas duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë vlerësimin nëse është në harmoni me kushtetutën”, tha Kryeziu.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, tha se themelimi i asociacionit është si kusht edhe për heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, Kosova e ka të pashmangshme themelimin e Asociacionit.

“Edhe konkluzat e BE-së janë për Qeverinë e ardhshme që ta themeloi Asociacionin sepse kjo Qeveri i ka ditët e fundit. Qeveria e ardhshme do ta ketë detyrën e parë që ta dërgojë draftin në Gjykatën Kushtetuese që pastaj BE-ja të fillojë heqjen e masave ndaj Kosovës. Masat që i janë vënë Kosovën kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit dhe de-përshkallëzimin e situatës në veri”, u shpreh Sadiku për rtv21

Bashkimi Evropian ka konsideruar se draft-statuti që i është dorëzuar kryeministrit Kurti nga emisari Lajçak është obligim për Kosovës që të fillojë punën për themelimin e Asociacionit. Por, draftin evropian e ka refuzuar Qeveria duke e quajtur dokument jo zyrtar pa nënshkrim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.