ARKATANA

Askush nuk merr përgjegjësi për naftën kancerogjene

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prishtinë – Analizat në tri shkolla të kryeqytetit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë treguar se nafta që përdoret për ngrohje ka 60 herë më shumë sulfur se që është e lejuar me ligj. Kompania furnizuese “HIP Petrol” ka mohuar që ka importuar naftë të tillë.

Ministria e Arsimit thotë që nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi për këtë nga Ministria e Tregtisë, e cila mohon se ka

ARKATANA

përgjegjësi për kontroll të cilësisë së naftës nëpër shkolla. (Koha Ditore)