Fundamenti

ASK: BPV-ja për vitin e kaluar ishte 6.101 euro për kokë banori

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime te vitit paraprak për periudhën 2008-2023, bazuar në ESA 2010.

Rritja reale në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 ishte 4.07%

BPV-ja e çmime aktuale në vitin 2023 ishte 9.680.1 milionë euro.

Rritja reale në vitin 2023 ne krahasim me vitin 2022 ishte 4.07%.

BPV-ja për kokë banori në vitin e kaluar ishte 6.101 euro

Mobi Casa

Rritje reale për vitin 2023 kishte në këto aktivitete ekonomike: Art, zbavitje dhe rekreacion 10.7%, Aktivitetet profesional, shkencore dhe teknike 7.4%, Industria përpunuese 7.0%, Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 6.9%, Aktivitetet administrative dhe mbështetëse 6.4%, Informimi dhe komunikimi 6.3%, Aktivitetetet financiare dhe te sigurimi 5.4%, Industria nxjerrëse 4.9%, Furnizimi me ujë 4.8%, Transporti dhe magazinimi 4.5%, Shërbime tjera 4.2%, Hotelet dhe Restorantet 4.2%, Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale 3.9%, Afarizmi me pasuri të patundshme 3.7%, Ndërtimtaria 3.2%, dhe Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm social 1.7%.

Rënie kishte në këto aktivitete: Furnizimi me energji elektrike, me gaz -9.5%, Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi -3.0% dhe Edukimi -0.8%.

Rritja reale sipas komponentëve kryesore të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2023 ishte siç vijon: Importi i shërbimeve 20.2%, Eksporti i shërbimeve 12.6%, Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 5.9%, Formimi i Bruto Kapitalit 3.5%, Shpenzimet e Konsumit Final 3.5% dhe Importi i mallrave (FOB) 1.3%.

Rënie kishte në këto komponent: Eksporti i mallrave -7.2% dhe Ndryshimet në inventar 7.9%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.