Uji Dea

Ashton “stilizon” dialogun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefat e diplomacive të shteteve anëtare të BE-së, do të duhet të argumentojnë fuqishëm nëse refuzojnë që me Beogradin qysh muajin e ardhshëm, BE-ja të nisë dialogun e anëtarësimit. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton, në raportin e saj që do ta prezantojë këtë të martë (sot v.j.) para shteteve anëtare, nuk ka lënë asnjë dilemë. Sipas saj, negociatat e anëtarësimit të Serbisë duhet të nisin më së largu në janar.

Këtë konstatim, ajo e ka bazuar në konstruktivitetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës për t`i normalizuar marrëdhëniet.

Raporti u është shpërndarë në formën e shkruar shteteve anëtare të hënën pasdite dhe do të diskutohet këtë të martë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm.

Mobi Casa

Gazeta Tribuna ka siguruar një kopje të raportit që sipas disa diplomatëve “pikturon” dialogun duke e tejkaluar raportimin e thjeshtë për një proces të vështirë negociues.

Në fakt, sipas lehtësueses Ashton, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është zbatuar në të gjitha elementet dhe krejt çfarë duhet është koha që nevojitet derisa ajo të shterohet në terren….(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.