ARKATANA

ASHAK-u, peng i mafiozëve të LDK-së

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Rexhep Qosja: Kam shpresuar se Ligji i ri, të cilin në prag të Vitit të Ri e miratoi Kuvendi i Kosovës, do të parandalojë së pari politizimin, partisimin e plotë të Akademisë e, mandej, edhe të gjitha mënyrat e mjetet e privatizimit të saj, që kanë sjellë një poshtërim të saj. Por, Ligji i ri është ligj që lejon privatizim edhe më tepër se ligji i mëparshëm. Ai ishte ligj i bërë jo siç i duhet Kosovës, por siç i duhet atij grupi, që e ka uzurpuar dhe po e përdor Akademinë që më tepër se njëzet vjet. Ai ishte ligj me të cilin nuk mbrohen interesat shkencore, artistike e kulturore të Kosovës, por leverditë e atij grupi dhe të atyre heshtakëve që i shërbejnë atij grupi

Intervistë me akademikun Rexhep Qosja (2)

Ligji i ri e dëmton rëndë Akademinë

“Kosova Sot”: Politika e ka kapur shtetin në çdo cep. Nuk e ka kursyer as Akademinë tonë të kapur. Sipas jush, si mund të depolitizohet ASHAK-u?

Mobi Casa

Rexhep Qosja: Kam shpresuar se Ligji i ri, të cilin në prag të Vitit të Ri e miratoi Kuvendi i Kosovës, do të parandalojë së pari politizimin, partisimin e plotë të Akademisë e, mandej, edhe të gjitha mënyrat e mjetet e privatizimit të saj, që kanë sjellë një poshtërim të saj. Por, Ligji i ri është ligj që lejon privatizim edhe më tepër se ligji i mëparshëm. Ai ishte ligj i bërë jo siç i duhet Kosovës, por siç i duhet atij grupi, që e ka uzurpuar dhe po e përdor Akademinë që më tepër se njëzet vjet. Ai ishte ligj me të cilin nuk mbrohen interesat shkencore, artistike e kulturore të Kosovës, por leverditë e atij grupi dhe të atyre heshtakëve që i shërbejnë atij grupi! Ligji në fjalë për Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës është bërë duke u marrë parasysh Ligji për Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kroacisë, por duke hequr prej tij çka nuk i ka pëlqyer këtij grupi dhe duke shtuar në të çka do t’i shërbejë këtij grupi partiak. Kështu, fjala vjen, derisa në Ligjin e Akademisë kroate as mosha më e shkuar nuk bëhet pengesë për pranim në Akademi, në Ligjin për ASHAK-un mosha mbi 65 vjet bëhet pengesë për t’u pranuar në Akademi! Prej të gjitha republikave jugosllave, vetëm Akademia sllovene e ka bërë moshën 75- vjeçare moshë mbi të cilën nuk mund të pranohesh në Akademi, kurse kjo e Prishtinës atë moshë e ka zbritur në 65 vjet! Dhe, pse e ka zbritur? E ka zbritur aq për të penguar pranimin në Akademi të atyre studiuesve shkencorë e krijuesve letrarë e artistikë që grupi mafioz nuk i duron dhe nuk i ka lejuar të pranohen as deri sot! E kush është ai që nuk e di se mosha midis 60- 75 vjetëve është mosha më e mirë për krijimtarinë shkencore dhe është kështu mosha më e mirë për shkak të përvojës së shtuar, për shkak të dijeve të reja të fituara me punë të gjatë, për shkak të lidhjeve të reja me studiues të vjetër e të rinj.

Injorimi i Shqipërisë

Në Ligjin e ri për ASHAK-un është një nen në të cilin flitet për bashkëpunim me akademitë në rajon e në botë. Në vend që të theksohet nevoja e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në këtë Ligj Akademia e Shqipërisë nuk përmendet fare! E si të përmendet? Anëtari kryesor politik i kësaj akademie, Isa Mustafa, u dëgjua para disa javësh kur tha: “Kosova s’ka nevojë për kurrfarë mësimesh prej Shqipërisë”! Klani që në Akademi e ka pranuar për arsye politike e jo për zero meritat e tij shkencore do ta ketë kuptuar porosinë: me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mund të bashkëpunohet aq sa mund të bashkëpunohet me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republika Srpskës. Kur kësaj “mençurie” të akademikut politik, Isa Mustafës, t’ia shtojmë mosdurimin e shprehur me shkrim të kryetarit të sotëm të Akademisë për akademikët e Shqipërisë atëherë mund të kuptojmë se pse në këtë nen të ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nuk thuhet as një e vetme fjalë për bashkëpunimin mes dy akademive kombëtare shqiptare! Por këto urrejtje e marrëzira të kontrabanduara në Ligjin në fjalë nuk janë përmbysjet e vetme që e kanë pushtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. ASHAK-un mund ta shpëtojnë prej gjendjes në të cilën e ka katandisur LDK-ja dhe Grupi uzurpues vetëm në qoftë se kuadrot shkencore në fakultetet e Kosovës, bashkë me krijuesit në shoqatat e krijuesve, i bashkojnë mendimet, i angazhojnë edhe studentët të ngrenë zërin kundër privatizimit dhe poshtërimit të tillë të Akademisë sonë. Ndryshe partisimi, korrupsioni, plagjiaturat, padrejtësitë ndaj kuadrove shkencore, diletantizmi shkencor e artistik, intelektualët shpirtshitur, të zgjedhurit me konflikt interesi si Isa Mustafa do të bëhen fati i përhershëm i ASHAK-ut!…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.