Asfaltohet rruga e Cërrnelit në Skifteraj

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Gjylekar të Vitisë, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës së Cërrnelit.

Kjo rrugë parashihet të asfaltohet në një distancë mbi 1 kilometër e gjysmë dhe është shumë I mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti.

Rruga lidhet me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti dhe është mirëpritur nga banorët pasi që pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore. “Kjo rrugë, pos që do të mundësoj qarkullimin për qasje më të lehtë në tokat bujqësore, kualiteti i së cilës konsiderohet si më i mirin ë komunën e Vitisë, gjithashtu lidh edhe fshatrat Mogillë, Skifteraj, Budrikë e Remnik. Ky projekt rrugës në Skifteraj, do të jetë shumë i dobishëm edhe për finalizimin e projektit të Zonës Industriale”, tha Haliti gjatë vizitës së punimeve gjatë asfaltimit të rrugës.

Ndërsa Isa Sadiku, banorë i fshatit Skifteraj, falënderoi institucionet komunale për realizim të këtij projekti, si dhe theksoi se është shumë i domosdoshëm./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS