Fundamenti

Asani: Nuk do ta harrojë këtë ndeshje, falënderoj Sylvinhon që ma dha mundësinë për të treguar cilësitë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2:0.

Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare.

Për Asanin ishte ky goli i tij i parë me “Kuqezinjtë”, në vetëm ndeshjen e tij të dytë zyrtare.

Fundamenti

Pas ndeshjes, futbollisti nga Shkupi u shpreh i lumtur për golin – teksa tha se nuk do të e harrojë asnjëherë këtë natë.

“Të gjithëve u kisha thënë se do ta shënoj shumë shpejt golin. Shënova super-gol dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj kështu”, tha fillimisht Asani.

“Unë kam pasur shumë dëshirë të madhe të luajë për Shqipërinë dhe jam më i lumturi në botë që ia arrita. Nuk do ta harroj këtë ndeshje, me stadiumin plot dhe me një gol. Shpresoj t’i kemi gjithmonë me vete tifozët, pasi kemi vërtetë nevojë për ta”, shtoi anëtari i Gwangju.

28-vjeçari foli edhe për përzgjedhësin Sylvinhon, nga i cili e mori për herë të parë ftesën për të luajtur me Shqipërinë.

“Që ditën e parë që e kam takuar, ai më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua por të gjithë lojtarëve. Megjithatë nuk kemi bërë asgjë, pasi na pret një punë shumë e madhe përpara. Falënderoj Sylvinhon për ftesën, pasi më dha mundësinë të tregoj cilësitë e mia”, deklaroi Jasir Asani. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.