FIDANISHTJA

Asani i shpëton luftës – Lojtari i Kombëtares shqiptare është transportuar jashtë kufijve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dëshirën e kishte të madhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit. Jasir Asani po e tregonte veten këtë sezon në Iran dhe në Azi, e madje i lejoi vetes të kritikonte vendimin e autoriteteve për të luajtur ndeshjet e kampionatit pa tifozë që pas protestës e dhunës që shkaktoi mijëra të vrarë.

Ajo shpresë tashmë është shuar, për një kohë të pacaktuar, dhe vetë ylli i kombëtares shqiptare u detyrua ta braktiste Iranin. Burime pranë stafit të kombëtares në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se Asani është larguar nga vendi i madh aziatik besohet për në Turqi, e më pas duhet të vazhdojë jetën deri në një vendim të dytë.

Ai madje botoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku lajmëronte se ishte mirë dhe shprehu shpresën se ndjekësit e tij, kryesisht tifozët e Esteglalit, do të ishin mirë në vendin e tyre të mrekullueshëm.

Uji Dea

Më herët, mediat në Iran kishin shkruar se klubet e Ligës Profesioniste dhe të tjerët kishin vendosur t’i nxirrnin nga vendi futbollistët e huaj për të mos rrezikuar jetën e shëndetin gjatë një lufte të ashpër.

Besohet, bashkë me Asanin është larguar edhe lojtari tjetër shqiptar, Regi Lushkja, që gjithashtu luan aty. Për momentin për futboll nuk bëhet fjalë, që pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.