Fundamenti

Asambleja Komunale cirku i udhëheqësve të paditur, ironizojnë qytetarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Duke i parë ngecjet në menaxhimin e dobët rreth mos mbajtjes së seancave të Asamblesë Komunale, qytetarët e anketuar thonë se ky institucion po i përngjanë një cirku që udhëhiqet nga njerëz të paditur. Axhamillëku nuk është ndryshe shprehet një qytetar.

Asnjëherë në historinë e saj nuk ka ndodhur që seancat e Kuvendit të shtyhen apo të mos mbahen për një kohë të gjatë.

LVV për shkak të menaxhimit të dobët shpesh po ndodhë që seancat të mos mbahen për arsye krejt banale, e kjo gjendje po i irriton edhe qytetarët.

Hidromorava

Muhamedi një qytetar 52 vjeçar thotë se kur fëmija ta merr pushtetin kështu ndodhë.”Axhamillëk dhe asgjë tjetër, njerëz të paditur dhe jo serioz. Këta s`kanw faj se e morën pushtetin fare lehtë dhe tash bëjnë hajgare me elektoratin e tyre dhe me një qytet” shprehet ky qytetar.

Edhe Ruzhdiu një student i makinerisë thotë se Asambleja Komunale po i ngjanë një cirkut humoristik, por assesi një institucion ku merren vendime.”Nuk e kam të qartë pse LVV po dështon kaq shpesh kur dihet se koalicioni është dhe votat duhet të jenë vetëm çështje teknike. Kështu si po shkojnë punët ka shumë mundësi që Gjilani të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme” shprehet Ruzhdiu.

Haliti një 46 vjeçar mendon se udhëheqësit e LVV po e maltretojnë qytetarin gjilanas me këto gjeste dhe sjellje fëmirore.”Valla turp për ata djem, edhe unë i kam votuar kishe për ndryshim, po ata po tallen me ne” shprehet Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.