RCCOLA

Asambleja e Kamenicës aprovon vendime të rëndësishme komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ndërsa të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e ekipit komunal të OSBE-së.

Seanca e së premtes ishte e ngarkuar me 16 pika. Këshilltarët komunal i aprovuan të gjitha pikat e parapara, vetëm një është shty për seancën tjetër, që kishte të bënte me propozim vendimin për amandamentimin e statutit komunal, ku të gjitha partitë i votuan për shtyrjen në mënyrë që përgatitja e procedurave të bëhet sa më mirë.

Në këtë seancë e dhanë betimin solemn edhe anëtarët e ri të Kuvendit: Ibadete Ahmeti dhe Isuf Beqiri nga PDK-ja dhe Florim Demolli nga radhët AKR-së. Kuvendi aprovoi kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave për vitin shkollor 2013-2014, në vlerë 50 euro, ku për këtë qëllim janë caktuar 80,000 euro.

Diskutime pati rreth asaj që a duhet të konkurrojnë të gjithë edhe ata që janë shfrytëzues të bursës komunale, apo vetëm konkurruesit e rinj, Arsim Thaqi, Satmifer Kryeziu kërkuan që të gjithë duhet konkurruar sepse ndarja e mëparshme ishte në baza partiake ndërsa këshilltarët e LDK-së, Gani Sadiku, Besnik Rrudhani, Besa Krasniqi kërkuan që t`i vazhdohet bursa atyre që janë shfrytëzues nëse i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Drejtoria e Arsimit e kishte përgatitur një informatë lidhur me pranimin e kuadrit arsimor për vitin 2013 /2014 e cila kishte nxitur diskutime pro dhe kontra të këshilltarëve, se a ka pasur shkelje procedurale gjatë procesit të pranimit të kuadrove.

RCCOLA

Satmifer Kryeziu nga AKR tha se përgjegjës për gjendjen e krijuar në arsim janë trekëndëshi Shaip Surdulli, Farije Kryeziu dhe Xhevat Ramadani, derisa tha se ka pasur raste që është pranuar personi i caktuar pa iu nënshtruar intervistës dhe procedurave të tjera.

Këshilltarët komunal votuan bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2012, 2013 në vitin 2014, si dhe propozim vendimet për themelimin e komiteteve obligative dhe jo obligative, mekanizmave shumë të rëndësishme të funksionimit të Kuvendit komunal.

Kuvendi shfuqizoi edhe dy vendime të Kuvendit komunal me kërkesë të MAPL-së, si dhe aprovoi vendimin për themelimin këshillin komunal për siguri në bashkësi, dhe dy komisioneve tjera. Komisionin për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzimin dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Kamenicës, dhe komisionin për hartimin e planit të punës të KPF-së, dhe të Kuvendit.

Kuvendit komunal, iu kishin adresuar edhe dy kërkesa: një nga organizata “HANDIKOS” për të zhvilluar aktivitetet e tyre këtë vit në vlerë 9.860.00 euro, dhe një kërkesë nga këshilli lokal i fshatit Shipashnicë e Epërme, mjete financiare në vlerë 35.000 euro për funksionalizimin e ujësjellësit të fshatit./rajonipress/