ARKATANA

Asambleistët vitias debatojnë tema të dobishme për qytetin e Vitisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Pyetjeve të këshilltarëve iu përgjigj zëvendëskryetari Hasan Aliu, i cili dha sqarime për temat e ngritura, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturën, si dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bekim Azizi, është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, këshilltarët komunalë parashtruan pyetje dhe kërkesa drejtuar zëvendëskryetarit të komunës, z. Hasan Aliu, dhe drejtorëve të drejtorive komunale, lidhur me çështje të ndryshme me interes për qytetarët.

Pyetjeve të këshilltarëve iu përgjigj zëvendëskryetari Aliu, i cili dha sqarime për temat e ngritura, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturën, si dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Në vijim të mbledhjes, kryesuesi Azizi informoi këshilltarët dhe të pranishmit për vlerësimin e ligjshmërisë së disa akteve të miratuara në mbledhjet e mëparshme të Kuvendit, të cilat kanë kaluar me sukses kontrollin ligjor në përputhje me rregulloret në fuqi.

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë;
Propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2024 në vitin 2025, në përputhje me planifikimet buxhetore dhe nevojat e identifikuara të komunës;
Propozim-vendimi për lirimin nga pagesa të punonjësve të Policisë së Kosovës për shërbimet që ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në institucionet e tjera shëndetësore publike të menaxhuara nga Komuna e Vitisë.
Përveç pikave për vendimmarrje, gjatë mbledhjes u prezantuan edhe dy informata me karakter përgatitor dhe informues:
Informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2025”, ku ndër të tjera u prezantua edhe raporti financiar i vitit 2024 për këtë aktivitet, nga drejtori I Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti.

Fundamenti

Në raport u theksua se këtë vit është shënuar një ulje e ndjeshme e shpenzimeve, krahasuar me edicionet e kaluara të manifestimit, duke reflektuar një menaxhim më të kujdesshëm të buxhetit dhe racionalizim të mjeteve financiare.

U theksua gjithashtu rëndësia e angazhimit të të gjitha strukturave komunale për një organizim sa më të suksesshëm dhe dinjitoz të këtij manifestimi me rëndësi kulturore dhe historike për komunën;

Gjithashtu u prezantua edhe një informatë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Basri Aliu, i cili paraqiti të dhëna për situatën aktuale, sfidat që hasen në terren, si dhe hapat që po ndërmerren për përmirësimin e këtij shërbimi thelbësor për qytetarët.

Mbledhja u karakterizua me diskutime konstruktive nga ana e këshilltarëve dhe me një përkushtim të përbashkët për adresimin e çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe mirëqenien e qytetarëve të Vitisë.

Përndryshe vlera totale e subvencionimit është rreth 150 mijë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.