RCCOLA

Artana zgjedhë këshillat lokale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Janë zgjedhur liderët – kryetarët e këshillave lokale dhe liderëve të fshatit për Lagjen urbane Novobërdë-Pllavicë dhe Vllasali – Bunjak tek lagjja e Kalasë. Bajrush Ymeri ka thënë para qytetarëve të pranishëm se përfaqësuesit e juaj të zgjedhur tash e tutje do të jenë lobuesit më të mirë të mundshëm pranë institucioneve lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, komisioni i përzgjedhur nga kuvendi, përfaqësues nga Projekti Zvicër-Kosovë për qeverisje dhe decentralizim LOGOS si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri para pjesëmarrësve tha se Komuna e Novobërdës së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal mbi një vit e më shumë ka bërë përpjekje për të përgatitur fillimisht rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Novobërdës.

Ymeri ka falënderuar përkrahjen e projektit Zvicër-Kosovë për qeverisje dhe decentralizim LOGOS. “Sot i kemi zgjedhjet e Këshillit në Lagjen Urbane Novobërdë dhe Pllavic dhe jam i bindur duke parë pjesëmarrjen e juaj kaq të madhe se do të zgjidhni përfaqësuesit e juaj duke pasur parasysh angazhimin, vullnetin e mirë të tyre për të qenë ata lobuesit më të mirë të mundshëm pranë institucioneve lokale: u shpreh Ymeri.

Pas diskutimeve të shumta dhe komentimeve të ndryshme pjesëmarrësit kanë propozuar 11 anëtarë të cilët kanë hyrë në procesin e votimit, të paraparë sipas rregullores dhe rendit të ditës.

Anëtarët e propozuar për këshill ishin Avdi Uka, Islam Borovci, Bahtir Makolli, Valon Kllokoqi, Femi Vllasaliu, Marko Djokic, Valon Beqiri, Afrim Hyseni, Sebahate Vllasaliu, Fitim Bunjak dhe Dardane Mehmeti.

Mobi Casa

Pas votimit kandidatët më të votuar ishin, Afrim Hyseni , Fidan Ruhani ,Fitim Bunjaku ,Valon Beqiri, Marko Djokic , Sebahate Vllasaliu, Dardane Mehmeti të cilët u zgjedhën për përbërjen e këshillit të këtij lokaliteti, pas zgjedhjes se këshillit sipas rendit të ditës doli si propozim për kryetar- lider i Lagjes urbane Novobërdë-Pllavicë me vetëm një propozim Fidan Ruhani.

Komisioni komunal propozimin e hodhi në votim dhe kandidati u votua unanimisht nga pjesëmarrësit në takim.

Fidan Ruhani, pasi mori besimin premtoj se do të jap maksimumin që çështjet e lokalitetit të tij t`i adresoj tek institucionet përgjegjëse në mënyrën më të mirë të mundshme, kuptohet fal përkrahjes dhe asistimit që do të ketë nga kryetari i Komunës Bajrush Ymeri.

Po të njëjtën ditë u bë zgjedhja dhe themelimi i këshillave lokal dhe liderëve të fshatrave Vllasali – Bunjak dhe lagjja e Kalasë ku anëtarë të këshillit u zgjodhën Fatlum Vllasaliu, Nuredin Vllasaliu, Bedri Vllasaliu, Sokol Bunjaku, Agron Vllasaliu.

Kryetar- Lider për fshatrat Vllasali-Bunjak dhe lagjja e Kalasë u zgjodh zoti Nuredin Vllasaliu. Edhe Vllasaliu premtoi interesim, dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për interesin e fshatrave të tyre./rajonipress/