Fundamenti

Artana lehtëson shërbimet për qytetarët e saj

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, zonja Maureen Shauket dhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së Sllobodan Petroviq inauguruan aneksin e ndërtesës komunale, projektin e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në Novobërdë.

Qendra e modernizuar për Shërbim të Qytetarëve (QSHQ) në Novobërdë e inauguruar sot e bën qasjen në shërbime administrative më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë qytetarët. Në mënyrë specifike, ky projekt është përgjigje ndaj kërkesës së ngritur për shërbime administrative nga qytetarët që jetojnë në territorin shtesë që komuna e ka fituar si pesë e procesit të decentralizimit.

Për këtë arsye lidershipi komunal vendosi që të investojë në ndërtimin e një aneksi të ndërtesës komunale, duke rinovuar sallën e kuvendit dhe zgjerimin/riorganizimin e QSHQ-së duke ofruar të gjitha shërbimet në një vend. Kjo do të thotë që personeli i komunës nga drejtori të ndryshme është i vendosur në një zyrë ku qytetarët mund t’i marrin të gjitha shërbimet administrative. Kjo jo vetëm që përmirëson ofrimin e shërbimeve, por i ndihmon komunës që plotësisht të ushtrojë kompetencat e saja.

Kryetari i komunës Bajrush Ymeri tha se nevoja për të pasur shërbime sa më të mira për qytetarë vazhdimisht na ka shty të mendojmë se çfarë zgjidhje të mirë dhe adekuate të bëjmë, ndërsa fakti se komuna e Novobërdës në vitin 2009 u zgjerua me territor dhe me numër të qytetarëve na detyroi që në këtë drejtim të mendojmë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarë.

Zyra pritëse e cila ishte funksionalizuar në bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në dhe me USAID-in nuk i plotësonte kërkesat e qytetarëve dhe stafit komunal. Prandaj duke parë nevojën dhe rendësin e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët MAPL,USAID dhe Komuna bashkuam forcat dhe sot kemi një aneks i cili i plotëson nevojat jo vetëm për qytetarë, por edhe për zyrtarë komunal.

“Kjo qendër për shërbim të qytetarëve që përuruam sot është një nga më të mirat për të ofruar shërbimet për qytetarë. Duke u nisur nga zyra e ofiqarisë e më pastaj nga zyra e tatimit në pronë, zyra e kadastrit dhe sektorët me shumë kërkesa si bujqësia dhe sektorë tjerë që ofrojnë shërbime për qytetarë” u shpreh Ymeri.

UBT

Gjithashtu në këtë sallë është planifikuar dhe lënë hapësirë edhe për bankë e cila deri tani i ka munguar komunës së Novobërdës dhe dashtë që qytetarët tanë për pagesa t`i tani e tutje të gjitha kërkesat për këto shërbime do t`i kenë në një vend pa pas nevojë të bredhin zyre më zyre Gjilan.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, zonj.Maureen Shauket tha se është kënaqësi kur i sheh gjitha komunitetet që punojnë së bashku me autoritetet qendrore, kjo qeverisje ka treguar se ka vullnet dhe mundë të përmirësojë kushtet e jetesës për qytetarët e kësaj komune dhe kjo qendër për shërbim të qytetarëve të cilën po e inaugurojmë sot tregon gatishmërinë dhe vullnetin e përbashkët që të dyja komuniteteve. Përmes kësaj qendre qytetarët do të kenë qasje të barabartë që ofron komuna dhe forma e kësaj ndërtese është e dizajnuar që të jetë transparente dhe të jetë e lehtë për tu qasur për të gjithë qytetarët” tha Shauket.

Ndërsa zv.Kryeministri dhe Ministri i MAPL-së Sllobodan Petroviq theksoi se MAPL-ja gjatë vitit 2012 ka përkrahur komunat në fushën e investimeve kapitale duke përfshirë edhe financimin e programeve të infrastrukturës në bashkëfinancim me IPA-në programet për zhvillimet regjionale, programi i MAPL-ës me zyrën e Bashkësisë Evropiane në Kosovë ku është i përfshirë programi ekonomik i infrastrukturës sociale dhe efikasitetit në objektet publike.

Në Komunën e Novobërdës në vitin 2012 MAPL në bashkëpunim me partneret tanë USAID-in ka financuar rregullimin e objektit të Administratës Komunale pra realizimi i këtij objekti është i një rëndësie të madhe sepse përmirëson kushtet e ofrimit të shërbimeve me qytetarë respektivisht qytetarëve të këtij lokaliteti.

Ajo çka është me rendësi MAPL-ja ka përkrahur Komunën e Novobërdës në kontinuitet (vazhdimësi) ku në vitin 2011 dhe ka realizuar 4 projekte në vlerë prej 142 mijë €, në vitin 2010 5 projekte në vlerë prej 278 mijë €, në vitin 2009, 6 projekte në vlerë prej 187 mijë €.

Sa i përket financimit të komunave në Kosove në bashkëpunim me programin ka realizuar 58 projekte u shpreh Petroviq./rajonipress/