Mobi Casa

Artana kërkon njësi menaxhuese të Hidromoravës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komisioni për integrimin e sistemeve të ujit i formuar në bashkëpunim me kompaninë “Hidromorava” në Gjilan dhe nën koordinimin e zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka zhvilluar takimin e dytë në lokalet e komunës së Novobërdës.

Takimi është udhëhequr nga Drejtori i Shërbimeve Publike , Sami Vllasaliu dhe në këtë takim është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme në lidhje me integrimin e sistemeve të ujit.

Njëra ndër çështjet kryesore që u diskutua në këtë takim ishte formimi i njësisë menaxhuese të sistemeve të ujit në Novobërdë, se kush duhet të themeloj këtë njësi mbetet që në takimin e radhës të diskutohet.

Fundamenti

Për diskutim të mëtutjeshëm dhe sqarim të kësaj çështje në takimin e radhës është ftuar edhe këshilltari i kryeministrit Lajci i cili do të kontribuoj në këtë takim për vazhdimin e procesit më tutje.

Po ashtu në këtë takim u përmend edhe përfundimi i punimeve në projektin e ujësjellësit Bostan dhe funksionalizimi i sistemit Qylkovc, Tullar ku Vllasaliu tha se duhet që sa më parë ky sistem t`i transferohet kompanisë regjionale për menaxhim të mëtutjeshëm.

Komisioni do të vazhdoj punën e tij edhe më tutje në gjetjen e modaliteteve për funksionalizimin e sistemeve të ujit , formimin e njësisë menaxhuese me qellim të integrimit sa më të shpejt të sistemeve të ujit në kompaninë regjionale “Hidromorava” në Gjilan./rajonipress/