RCCOLA

Artana bëhet me zëvendëskryesues shqiptarë, Ymeri synon postin e nënkryetarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Artanës në momentet e fundit ka mbajtur seancën inauguruese ku ka zgjedhur organet drejtuese. Zëvendëskryesues i Asamblesë është zgjedhur Xhevat Mehmeti kurse Bajrush Ymeri synon të marrë postin e nënkryetarit të komunës.

Komuna e Artanës në momentet e fundit i ka zgjedhur organet drejtuese. Në seancën e fundit të jashtëzakonshme që është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal, Nazmi Sjarina është dhënë betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit Komunal të Novobërdës si dhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Kryesues me shumicë votash, gjegjësisht me 11 vota nga 15 anëtar prezentë të Kuvendit Komunal është zgjedhur Predrag Stojkovic, ndërsa Zëvendës Kryesues i komunitetit pakicë në Kuvend me më së shumti vota është zgjedhur Bajrush Ymeri (ish Kryetar i Komunës), por ai është tërhequr duke ia lëshuar radhën Xhevat Mehmetit.

Eco Higjiena

Bajrush Ymeri tha për rajonipress se ndonëse ende nuk kanë ndonjë marrëveshje me partinë serbe e cila ka fituar në Artanë, megjithatë ai është optimist se mund ta marrë postin e nënkryetarit të komunës. “Unë kam shumë presion edhe nga shqiptarët edhe nga serbët për shkak të punëve të shumta që i kemi bërë në mandatin qeverisës. Kemi punuar me përkushtim dhe banorët shqiptar e serb janë të interesuar që të ruhet kontinuiteti i tyre” tha Ymeri.

Bajrush Ymeri ndryshe është figura më e pranueshme nga të gjitha komunitetet dhe njihet si njëri nga kryetarët që nuk ka pasur asnjë aferë gjatë mandatit të tij qeverisës.

Performanca e mirë dhe niveli i transparencës së treguar në qeverisjen e tij ka ndikuar që të ketë një vlerësim pozitiv nga të gjithë monitoruesit vendor dhe ndërkombëtarë. /rajonipress/