Hidromorava

Artana bëhet me qendrën për ngritje profesionale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bajrush Ymeri theksoi se rëndësia e kësaj qendre është e jashtëzakonshme sepse, jo vetëm që kjo shkollë dhe arsimi në komunën tonë përfiton një infrastrukturë moderne, por për herë të parë krijohet mundësia e trajnimit të drejtuesve të shkollave, por edhe stafit tjetër me qëllim që shkolla jonë ta zërë hapin me shkollat e vendeve më të zhvilluara.

Të enjten në Komunën e Novobërdës gjegjësisht në fshatin Llabjan në Shkollën Fillore “Asdreni” është bërë hapja e Qendrës për Ngritje Profesionale. Hapjen e kësaj qendre e bëri kryetari i Komunës Bajrush Ymeri së bashku me Drejtoreshën e misionit, USAID-it në Kosovë zonja Maureen Shauket.

Kjo qendër është financuar nga USAID- programi i BEP-it dhe shërben për trajnime të ndryshme për mësimdhënës të Komunës së Novobërdës dhe për të gjitha komunitetet.

Me këtë rast Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se rëndësia e kësaj qendre është e jashtëzakonshme sepse, jo vetëm që kjo shkollë dhe arsimi në komunën tonë përfiton një infrastrukturë moderne, por për herë të parë krijohet mundësia e trajnimit të drejtuesve të shkollave, por edhe stafit tjetër me qëllim që shkolla jonë ta zërë hapin me shkollat e vendeve më të zhvilluara.

Ymeri është shprehur optimist se kjo Qendër do të jetë nxitëse edhe e garës së dijes, konkurrencës dhe matjes së punës për të gjitha shkollat dhe për të gjitha komunitetet.

Mobi Casa

Ndërsa zonja Maureen Shauket ishte e kënaqur me hapjen e Qendrës për ngritjen profesionale. “USAID-i ka kënaqësinë të jetë partner me Komunën e Novobërdës” tha ajo. Ajo më tutje falënderoi Kryetarin e Komunës për përkushtimin e tij të sinqertë për këtë program.

Programi për arsim themelorë është një program në bashkëpunim në mes të USAID-it dhe Kosovës i financuar nga populli Amerikan dhe nga Qeveria e Kosovës. Kjo qendër e krijuar do të ketë ndikim në përmisimin e edukimit në Komunën e Novobërdës,do të jetë vend ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha shkollave për krijimin e një mjedisi të mirëfilltë edukues,ku do të mundë t`i qasen internetit dhe ti ushtrojnë aktivitetet e tyre nëpër të gjitha shkollat.

Kjo qendër do të jetë vend ku mësuesit do të jenë në gjendje t`i diskutojnë strategjitë më të mira të edukimit të shkollave dhe për t`i mësuar nxënësit e tyre lidhur me tolerancën për diversitetin që ekziston e gjithë kjo do të krijoj ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha bashkësitë e Kosovës.

Klasa e shekullit XXI do të jetë një klasë ku nxënësit do të kenë mundësinë për zhvillimin e aktiviteteve përmes mjeteve elektroteknike digjitale.Në klasën e shekullit XXI nxënësit patën rastin që të shprehin punimet e tyre të cilat i kanë bërë përmes mjeteve elektroteknike digjitale është thënë në këtë hapje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.