Arsyet që ju duhet të filloni të hani tranguj

/ 2 minuta lexim

Trangujt janë perimet e katërta në botë për nga kultivimi ndërsa janë të njohur si një nga ushqimet më të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, andaj edhe shpesh i referohen trangullit si një super ushqim.

Trangujt rihidratojn trupin

Nëse ju jeni shumë i zënë për të pirë ujë të mjaftueshëm për organizëm, hani trangullin e ftohtë, i cili është 90 për qind me ujë. Ai do të kompensojë ujin e humbur në trupin tënd.

Trangujt luftojnë temperaturën e brendshme dhe të jashtme

Duke ngrënë tranguj, trupi juaj do të lehtësohet nga thartirat e stomakut. Përdorni tranguj në lëkurën tuaj dhe ju do të mbroheni nga djegia nga dielli.

RCCOLA

Trangujt eliminojnë toksinat

Tërë uji që përmban trangulli vepron si një fshesë virtuale, dhe eliminon produktet e mbeturinave jashtë trupit tuaj. Ngrënia e rregullt e trangujve ndihmon edhe në thyerjen e gurëve në veshka.

Trangujt rimbushin vitaminat e përditshme

Trangulli përmban shumicën e vitaminave që trupi ka nevojë në një ditë të vetme. A, B dhe C, të cilat e rrisin sistemin tuaj imunitar, ju mbajnë rrezatues dhe ju japin energji.

Trangullin mund ta bëni edhe më të fuqishëm për nga vlerat ushqyese duke e përzier lëngun e trangujve me spinaq dhe karota. Mos harroni ta vendosni në lëkurën tuaj për shkak se ai përmban një sasi të mirë të vitaminës C, diku rreth 12 për qind të sasisë së rekomanduar ditore.