Mobi Casa

Arsimtarët e viteve të ‘90-a, veteranë të shtetësisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ali Shabanaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, ka thënë se të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës nga viti 1990 deri më 1999, duhet të trajtohen të barabartë me veteranët e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, sakrifica që e kanë bërë punëtorët e arsimit gjatë kësaj periudhe ka qenë e barabartë me atë që e kanë bërë luftëtarët e UÇK-së. Ai beson që Kuvendi i Kosovës gjatë diskutimit në seancën e së enjtes do ta marrë parasysh kërkesën e tyre.

“Kërkesa mendoj se është shumë e drejtë për ata që mendojnë drejt, për ata që e dinë kontributin e punëtorëve të arsimit, andaj i ftoj deputetët që të angazhohen maksimalisht dhe kërkesën tonë ta bëjnë realitet”, ka thënë Shabanaj.

GRANDEMALL

Në një intervistë për “Tribunën”, ai ka bërë të ditur se Komisioni i cili është marrë me kërkesën e tyre, nuk është konsultuar fare me ta në lidhje me rekomandimet që ia ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit.

Ai nuk ka parapëlqyer të flasë se cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin përfaqësuesit e kësaj iniciative, nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton kërkesën e tyre.

Duke folur rreth sakrificës të të punësuarave në arsimin shqip të Kosovës nga viti 1990 deri më 1999, të cilët i kanë rezistuar regjimit të Serbisë me sistem paralel shkollor, Shabanaj ka thënë se ata duhet të trajtohen me statut të veçantë ligjor.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.