Eko Higjiena

Arsim Ademi kandidat për kryetar komune në Viti nga radhët e LVV

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Viti, njofton opinionin publik se sot në një proces të drejt e demokratik është mbështetur fuqishëm Arsim Ademi si kandidat për kryetar i komunës së Vitisë në zgjedhjet lokale që do të organizohen ligjërisht më 17 tetor 2021.

Angazhimet e tij produktive e të suksesshme në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, natyrisht edhe përgatitja e lartë profesionale e politike kanë qenë arsyet bazike pse kandidatura e tij në relacion me dy kandidaturat tjera është vlerësuar njëkohësisht dhe votuar masivisht, duke nënkuptuar e prodhuar kështu një personalitet të pakonkurrencë për garën e ardhshme lokale.

Më poshtë e më detalisht mund ta lexoni edhe përshkrimin e tij jetësor-biografinë.
ARSIM ADEMI u lind me 24.05.1979 në fshatin Vërban të komunës së Vitisë. Shkollimin fillorë e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” (Tani Shkolla Fillore “28 Nëntori”), në Vërban (1985 – 1993), ndërsa atë të mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme “Kuvendi i Lezhës” në Viti, paralelja e ndarë në Smirë (1993 – 1997).
Studimet Bachelor i ka filluar në vitin akademik 1997/98 në Fakultetin e Bujqësisë pranë Universitetit të Prishtinës (në drejtimin e Veterinarisë). Në vitin akademik 2000/01 është transferuar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Shqipëri, ku edhe ka diplomuar në viti 2003. Gjithashtu, studimet Master i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (2007/08), dhe ka arritur titullin “Master në Mjekësi Veterinare”. Ndërsa, studimet e doktoraturës i ka filluar në vitin 2011 në Universitetin Norvegjez të Shkecave të Jetës (Norëegian University of Life Sciences) në Aas të Norvegjisë. Fusha e specializimit në studimet e doktoraturës është Shkenca e tokës dhe Agronomi. Aty ka diplomuar në vitin 2019, dhe ka arritur titullin “Doktor”. Gjatë studimeve të doktoraturës në “Norëegian University of Life Sciences”, ka qenë i angazhuar me kohë të plotë në punë kërkimore rreth hulumtimeve që lidheshin me punën tij të doktoraturës dhe, dhe si rezultat ka publikuar pesë punime shkencore në revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare, dy prej të cilave si autor i parë. Po ashtu ka dy punime të tjera (dorëshkrime) që presin publikimin së shpejti.

Ka marrë pjesë në shumë trajnime e vizita studimore të ndryshme, në Kosovë dhe jashtë sajë, ku vlenë të përmendet vizita studimore dy mujore në Rothamsted Research Center, në Harpenden të Britanisë se Madhe. Po ashtu ka marrë pjesë dhe ka prezantuar punimet e tij në disa konferenca dhe punëtori shkencore në Kosovë, Norvegji, Portugali, Turqi, Kroaci dhe Mal të Zi.

ARKATANA

Nga viti 2003, me ndërprerje të kohëpaskohëshme për shkak të vazhdimit të studimeve, ka punuar dhe vazhdon të punoj si mjek veteriner (Ambulanta Veterinare “Simental”, gjatë viteve 2004 – 2010; Ambulanta Veterinare “Diagnoza”, 2018 – tani). Për rreth një vit e gjysëm, janar 2010 – korrik 2011, ka punuar si bashkëpunëtorë profesional në organizatën Heifer International Kosova, që ishte pjesë e Heifer International me seli në Little Rock, Arkansas, SHBA. Në vitin akademik 2010/11, ka punuar si asistent (bashkëpunëtor i jashtëm) i lëndës Kirurgji Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës. Që nga qershori i vitit 2019 është nënkryetar i Odës së Veterinerve të Kosovës (OVK), i zgjedhur me shumicën e votave të anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin e OVK-së. Si pjesë e OVK-së, ka përfaqësuar Odën në takime të ndryshme me përfaqësues të Odave Veterinare rajonale e evropiane, dhe ka marrë pjesë në organizimin e disa konferenca shkencore, simpoziumeve e trajnimeve të ndryshme lokale e ndërkombëtare.

Përveç gjuhës shqipe, zotëron shumë mirë gjuhën angleze (gjuhë në të cilën edhe ka ndjekur studimet e doktoraturës), gjuhën serbe (dhe gjuhët e ngjashme si ate kroate dhe boshnjake), dhe ka njohuri bazike të gjuhës Norvegjeze.

Ndonëse ka qenë aktiv dhe pjesë e takimeve në degën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Norvegji edhe më herët, zyrtarisht aktivitetin tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka filluar në prill të vitit 2018. Fillimisht ka qenë i angazhuar si pjesë e grupit punues, e më pas edhe si pjesë e kryesisë, përkatësisht Drejtues i Nënkomiteteve, të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Viti. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019 dhe ato të vitit 2021 ka patur rolin e Drejtuesit të Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Viti.

Arsim Ademi është i martuar me Rrezarta Frangu-Ademi, dhe ka dy fëmijë, Mjellmën dhe Albën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.