FIDANISHTJA

Arroganca, mashtrimi dhe manipulimi është bërë stil jete i qeverisjes komunale LDK – AAK, në krye me Lutfi Hazirin dhe Shpresa Kurteshi

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pavarësisht që dega e PDK, bashkë me pjesën tjetër të opozitës, ishte e zëshme dhe e qartë në shkeljet ligjore që po i bënte në vazhdimësi kryetari dhe kryesuesja e kuvendit, këta të fundit me arrogancë dhe me fuqinë e votave të këshilltarëve të dëgjueshëm ia propozuan kuvendit këtë vendim i cili edhe e miratoi me dëgjueshmëri të padurueshme dhe fyese për logjikën e një këshilltari normal i cili e ka marrë besimin e qytetarëve që ta ruaj, mbrojë dhe ta avancojë interesin e tyre por, jo ta bëjë pikërisht të kundërtën ka shkruar Riza Abdyli.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
I nderuari Këshill i Bashkësisë Islame në Gjilan,

Grupi i këshilltarëve të PDK-së, e ka siguruar VLERËSIMIN E LIGJSHMËRISË së aktit të komunës – Vendimit 01 Nr. 016- 41543 datë 05.06.2020 për aprovimin e revidimit të pjesshëm të Planit Rregullues Urban “Qendra Zona 1” në parcelat nr. 03872-0 dhe 03878-0 ZK Gjilan.

Ky vendim, ishte nxjerr nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, me qëllim që t’i mundësohet Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ndërtimi i një objektit administrativ (siç thuhej vazhdimisht) por, pa ia shpjegue Kuvendit të Komunës nevojën e domosdoshme për një objekt të tillë, pa projekt të qartë ideor dhe pa prezantim e pa diskutim të gjerë publik ashtu qysh e parasheh ligji dhe procedurat për planifikim hapësinor të Republikës së Kosovës.

Pavarësisht që dega e PDK, bashkë me pjesën tjetër të opozitës, ishte e zëshme dhe e qartë në shkeljet ligjore që po i bënte në vazhdimësi kryetari dhe kryesuesja e kuvendit, këta të fundit me arrogancë dhe me fuqinë e votave të këshilltarëve të dëgjueshëm ia propozuan kuvendit këtë vendim i cili edhe e miratoi me dëgjueshmëri të padurueshme dhe fyese për logjikën e një këshilltari normal i cili e ka marrë besimin e qytetarëve që ta ruaj, mbrojë dhe ta avancojë interesin e tyre por, jo ta bëjë pikërisht të kundërtën.

Që nga fillimi, ne, dega e PDK, e thamë qartë se kjo “lëvizje taktike” e Lutfi Hazirit dhe poltronëve të tij në KK, ishte thjeshtë një akt popullist për ta fituar admirimin e Bashkësisë Islame (BI) të komunës në stilin e klientelizmit tradicional të Kosovës të 20 viteve të fundit e që është “Unë ty, ti mua”!.

Jemi të sigurtë që BI e Gjilanit e ka kalue shumë moti moshën e “adoleshencës e të rinisë” dhe nuk bie në këso provokime meskine sepse ky komunitet ka dijtë me bë historikisht punë të mira, të mbara e të qëndrueshme për komunën e për kombin. Jemi të sigurtë që në BI, siç kishte përherë, edhe sot ka plotë burra e gra të cilët dijnë me e nda qartë dhe me kohë “shapin nga sheqeri”.

BI e ka mirënjohur përherë punën e përkushtueme dhe të mbarë të Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Gjilan edhe kur ishte në qeverisje por edhe në opozitë. Në fakt, ne ekzistojmë vetëm e vetëm për me i bë zgjidhje secilit qytetar, secilës familje e secilit organizim të komunës por vetëm në baza ligjore dhe në funksion të interesit të përgjithshëm qytetar. Assesi ndryshe.

ARKATANA

Edhe ne kemi nevojë për votën e sejcilit qytetar dhe të secilit besimtar por, jo me kushtin e rrënimit të planifikimit hapsinor të komunës dhe të pengimit të zhvillimit të harmonishëm e perspektiv të saj.

Pasiqë dega e PDK e bëri kërkesën në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), kjo ministri, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, vlerëson se AKTI I KOMUNËS ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME DISPOZITAT E LEGJISLACIONIT NË FUQI, ashtu siç e kishim thënë ne disa herë para dhe gjatë seancës së datës 05.06.2020.
Sipas vlerësimit të dhënë nga kjo ministri, akti i komunës është në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapsinor Nr. 04/L-174, pasi që ky ligj nuk parasheh ndryshimin e pjesshëm të dokumenteve të planifikimit hapësinor, dhe se nuk lejohet destinim tjetër apo shfrytëzueshmëri tjetër nga ajo që është paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor të miratuara në nivelin lokal.

Ne nuk ishim asnjëherë kundër ndërtimit të objektit administrativ të Këshillit të Bashkësisë Islame (nëse vërtetë kjo është nevojë e tyre) por, ne ishim kundër veprimeve të kundërligjshme, mashtrimeve dhe arrogancës së pushtetit sepse:
1. Ky pushtet, e dinte saktë se një veprim i tillë do të bie ndesh me legjislacionin në fuqi për planifikim hapësinor të Republikës së Kosovës dhe

2. Duhet ta dinte (edhepse pak e besojmë që e kishin lexuar) se afërsia e këtyre dy parcelave me Muzeun e Qytetit apo objektin e Kajmekamllakut, e bënë të pa mundur që Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Gjilan të pajiset me leje ndërtimore nga urbanizmi, pasi që objekti i Muzeut të Qytetit është monument arkitektural nën mbrojtje të përkohshme dhe ka një zonë të mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit.
Përkundër këtyre pengesave të patejkalueshme ligjore, kryetari Haziri dhe kryesuesja Kurteshi, me kokëfortësi dhe arrogancë e bëjnë procedimin për miratim në Kuvendin Komunal e që siç po e shihni, rezultoi me refuzim nga MEA dhe me rekomandimin që brenda 30 ditësh, KK ta korrigjojë gabimin e bërë dhe ta anulojë vendimin në fjalë ashtu qysh ishte detyruar kohë më parë ta bëjë në rastin e cenimit drastik të planeve rregulluese “Qendra2”, “Qendra 3” dhe “Lagja e Spitalit”. Çka është edhe më keq, urbanizmi ka dhënë edhe leje ndërtimore bazuar në këto shkelje të planeve rregulluese e që do të thotë se hetuesitë do të kenë shumë punë me këtë qeverisje në ditët që vijnë sepse komuna e Gjilanit doemos duhet të bëhet komunë normale dhe shteti i Kosovës duhet të bëhët shtet normal dhe i të gjithëve.

Kryetari dhe kjo qeverisje e katandisur e LDK me AAK, nuk i kanë shkelur vetëm këto katër plane rregulluese por, ata kanë shkelur edhe planet e tjera sa herë që ndonjë klient i tyre ka kërkue që të bëhen ndryshime të jashtëligjshme në këmbim për mbledhjen e votave dhe të parasë nga krimi e korrupsioni. E kanë bërë dhe po e bëjnë këtë në njërën anë për tu pasuruar vet e në anën tjetër për ti financuar fushatat e për ti joshur votuesit për të mbetur edhe më tej në pushtet.
Grupi i këshilltarëve të PDK qysh nesër do ta bëjë kërkesën zyrtarë në sekretarinë e KK për ta anuluar vendimin 01 Nr. 016- 41543 të datës 05.06.2020. Për përmbajtjen e kësaj kërkese publiku do të njoftohet me kohë poashtu.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK në KK
Riza Abdyli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.