FITORJA

Edhe një e arritur shkencore për ekonominë kosovare, nga Dr. Shqiprim Jashari, në fushën e marketingut digjital

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot përfundova me sukses mbrojtjen e disertacionit të doktoratës në Fakultetin Ekonomik, Departamenti i Marketingut. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe kontribuuan në realizimin e tij ka shkruar Shqiprim Jashari.

Postimi i plotë:

Falënderimet më të përzemërta për familjen time të dashur, shtyllën kryesore të këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë për Profesor Dr. Nail Reshidin dhe Prof. Dr. Granit Baces për mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë procesit.
Mirënjohje gjithashtu për z. Fejzulla Mustafa, drejtor i kompanisë RC Cola, për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që më ndihmoi në balancimin e punës dhe suksesit akademik.
Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe kontribuuan në realizimin e tij. Kur ke pranë njerëz të mirë dhe të dashur, çdo sfidë bëhet më e lehtë!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shqiprimi

Kurse Sami Arifi ka shkruar se doktoratura e Shqiprim Jasahrit është edhe një e arritur shkencore për ekonominë kosovare.

UBT

Edhe një sukses për ekonominë kosovare në mbrojtjen e temës së Doktoraturës nga Shqiprim Jashari, në fushën e “Ndikimit të Strategjive të Marketingut Digjital në Sektorin e Gastronomisë në Kosovë“.

Më 20 shkurt 2025 në përbërjen e komisionit profesional: mentor i temës Prof. Dr. Nail Reshidi dhe në përbërje me kryetarin e këtij komisioni Prof. Dr. Besim Beqaj si dhe nga anëtarët e komisionit Prof Dr. Raman Ismaili dhe nga prof. Dr. Saranda Kajtazi, mbrojti temën Shqiprim Jashari në fushën e “Ndikimit të Strategjive të Marketingut Digjital në Sektorin e Gastronomisë në Kosovë“.

Dr. Shqiprim Jashari u lind në fshatin Vërban komuna e Vitisë, shpresojmë se të arriturat e tij në fushën e shkencës do të jenë të pandalshme, meqë mosha e re e tij do të sjellë prurje edhe në fusha tjera për ekonominë e vendit ka shkruar Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.