ARKATANA

Arrihet marrëveshja për dy projekte të mëdha, atë të rrugës së Mjakut dhe rrugës alternative në Stubëll

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Sokol Haliti ri-nënshkruan një marrëveshje me MMPHI për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore, konkretisht për rrugën e Mjakut dhe rrugës alternative të Stubllës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi.

Haliti bëri me dije se gjatë këtij takimi ata kanë ri nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projekteve infrastrukturore, konkretisht të rrugës në fshatin Mjak dhe rrugës alternative në Stubëll të Epërme të Vitisë. “Kemi ri nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin në mes të komunës sonë me Ministrinë e Infrastrukturës për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukture, konkretisht për rrugën e fshatit piktoresk Mjak dhe të rrugës alternative në Stubëll të Epërme”, u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai tha se realizimi i këtyre dy projekteve është i një rëndësie shumë të veçantë për këtë komunë duke shpresuar në jetësimin e sa më të shpejt të tyre.

Haliti gjithashtu njoftoj se në këtë takim ai e ka njoftuar zv. ministrin Durmishi edhe mbi nevojat e tjera që ka kjo komunë për të realizuar projekte infrastrukturore për siç tha ai lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të rritjes si sigurisë së pjesëmarrësve në trafik, por edhe të shkurtimit të rrugëve dhe të lidhjes së vendbanimeve në mes tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.