FIDANISHTJA

Arrihet marrëveshja me Maqedoninë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Maqedonisë për largimin e masave tregtare nga të dyja palët. Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar zv.kryeminsitri Hajredin Kuçi dhe zv.kryeminsitrja Mimoza Kusri-Lila dhe Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.

Zv. kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi i cili nga ana e Kosovës ka udhëhequr bisedimet për zgjidhjen e problemit, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për Kosovapress.

Edhe zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për profilit të saj në Twitter se Qeveria e Maqedonisë ka pranuar ta heqë ndalesën për miellin e Kosovës. Heqjen e ndalesës për importin e miellit nga Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë.

“Sapo u informuam se ndalesa e miellit e vendosur nga Qeveria e Maqedonisë do te hiqet nesër në mesnatë në mes të 14 dhe 15 shtatorit”, ka shkruar ministrja Kusari-Lila.

Ende nuk dihet a do të hiqet dhe kur do të hiqet taksa e Maqedonisë prej 2 eurosh e vendosur për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila ka paralajmëruar heqjen e bllokadës së mallrave të Maqedonisë në momentin që shteti fqinj pranon heqjen e taksës për qytetarët dhe ndalesën e eksportit të miellit.

FITORJA

Heqjen e ndalesës për importin e miellit nga Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë.

Ai ka thënë se sonte në mbledhjen e zhvilluar në zyrat e Qeverisë së Maqedonisë, është sjellur vendimi që embargo e vendosur ndaj Kosovës të shfuqizohet.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha ka deklaruar se importi i miellit do të shfuqizohet.

“Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar masën për imptortin e miellit ndaj Kosovës, kurse një gjë e tillë do të hyjë në fuqi nesër pas mesnate”, tha shkurtimisht Hoxha për Almakos.

Zyrtarët kosovarë disa herë kanë theksuar se ata do të tërheqin të gjitha vendimet që kanë ndërmarrë ndaj Maqedonisë, atëherë kur Maqedonia të pranoj që gjendja të “rikthehet në pikën zero”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.