FITORJA

Kreu i Odës Ekonomike: Çmimi i bukës s’po rritet nga dëshira, por janë të detyruar shkaku i shtrenjtimit të rrymës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se janë të shqetësuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rafuna për T7 ka thënë se kjo do të ndikojë që qytetarët të konsumojnë më pak dhe të ketë qarkullim më pak, për shkak të rritjes së kostos së jetesës si rezultat i shtrenjtimit të rrymës, shkruan Express.

“Jemi të shqetësuar si biznese edhe për qytetarët. Në momentin që qytetarët do të kenë fatura më të shtrenjta, do të ketë më pak qarkullim më pak konsum”.

“Jemi të shqetësuar edhe me daljen e bizneseve në tregun e hapur. Prapë shqetësimi ynë është që s’është bërë pas një analize të mirë dhe s’është gjetë momenti i duhur”, ka thënë Rafuna.

FIDANISHTJA

“Është një shpenzim ekstra për biznesin dhe ndikon në koston operative. Ndikon edhe në çmimin e produktit që e prodhojmë. Qytetari ngarkohet në mënyrë indirekte edhe në produktin që do ta blejë”, ka shtuar ai.

Sa i përket paralajmërimeve për shtrenjtimin e çmimit të bukës, Rafuna ka thënë se nuk bëhet nga dëshira, por se furrtarët janë të detyruar shkaku i ngritjes së çmimit të rrymës.

“Ata s’e bëjnë prej dëshirës. Janë të detyruar për shkak të ngritjes së çmimit të rrymës elektrike”, ka thënë ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.