United Hospital

Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

EULEX-i ka konfirmuar se në orët e mëngjesit ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, transmeton Telegrafi.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për djalin e ish presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Sipas EULEX-it ka edhe të dyshuar tjerë lidhur me këtë rast.

Eco Higjiena

Mediat raportojnë se për arrestimin e Ukë Rugovës, ndonëse ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Prishtinë – Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.

“Koha.net” nuk ka mundur të kontaktojë me EULEX-in për të kuptuar arsyet e kësaj bastisjeje. Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar për krime ekonomike është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova.

Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës. Gazetari i “Kohës Ditore” po qëndron në vendin e ngjarjes, ndërsa “Koha.net” do të ju sjellë në vazhdimësi zhvillimin e kësaj ngjarje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.