United Hospital

Arrestohet sulmuesi i avokatit Leka – i caktohet një muaj paraburgim

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Flamur Sejdiu është arrestuar më 27 shkurt ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Behar Ymeri i ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji.

Pas shumë përpjekjeve policore është kapur njëri nga sulmuesit e avokatit Ramadan Leka. Flamur Sejdiu është i dyshuari kryesor i cili mori pjesë në sulmin ndaj avokatit Leka më 13 shkurt 2013.

Të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan në Departamentin e përgjithshëm gjykatësi i procedurës paraprake Behar Ymeri i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Flamur Sejdiut.

Në aktvendimin e gjykatësit Behar Ymeri thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më datën 13 shkurt 2013 i dyshuari bashkë me një person tjetër tani për tani të panjohur për organet e ndjekjes e ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

ARKATANA

I pandehuri në seancën dëgjimore e ka mohuar veprën.

Ndryshe avokati gjilanas Ramadan Leka ishte sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij në prani të vajzës së tij. Ky lajm kishte shokuar avokatët, gjykatësit, por edhe shoqërinë civile të cilët kishin kërkuar që ky rast të hetohet urgjentisht.

Ramadan Leka ishte lënduar në fytyrë, në kokë, në hundë, dhe në pjesën ballore të fytyrës.

Sipas mjekëve kujdestar që e kishin kontrolluar ditën kritike Lekën ai kishte pasur plagë të qara dhe ishte goditur me mjete të forta- mprehta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.