ARKATANA

Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me kokainë në vlerë 1.2 milionë euro

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një shqiptar 36-vjeçar raportohet të jetë arrestuar në Austri pasi u kap me kokainë në makinë, me vlerë 1.2 milionë euro.

Mediat austriake raportojnë se arrestimi ndodhi të dielen dhe vjen pas një kontrolli të kryer nga policoa ku të dyshuarit iu gjetën 12 kg kokainë në makinën me targa gjermane.

Drejtori i policisë së rajonit të Tirolit tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në këtë zonë.

Shqiptari jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

Hidromorava

36-vjeçari u kap pasi ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

Makina u dërgua në komisariat ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Shqiptari nuk ka folur për autoritetet, që kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine./Albinfo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.