Fundamenti

Arrestohet serbi që kontrabandonte cigare nga Kosova

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një pjesëtar i xhandarmerisë serbe u arrestua dje në Kralevë pasi që u kap me një sasi cigaresh të kontrabanduara nga Kosova.

Policia theksoi se 32 vjeçari Milan.S, pjesëtar i xhandarmerisë serbe të vendosur përreth kufirit me Kosovën, u kap në zonën kufitare me një sasi të madhe cigaresh të kontrabanduara.

Fundamenti

Milan.S në makinën e tij private kishte ngarkuar 425 bokse të cigareve me etiketa të Kosovës, dhe se malli i tillë ishte ngarkuar nga Kosova dhe si destinacion final kishte qytetin e Kralevës dhe qytetet tjera serbe, raporton ina.

Ai kishte hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar Jarinjë. Ndaj tij menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit./Indeksonline/