Arrestohet Sava Stankoviq , kërkoj 500 euro ryshfet

Gjilan – Të premten rreth orës 12:00, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar S. S. i lindur me 1955, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘marrje e ryshfetit’. Sipas burimeve të rajonipressit i arrestuari është Sava Stankoviq.
Personi i dyshuar sipas policisë është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 500 eurove, për t’i mundësuar një kandidati dhënien e provimit për patentë shofer.
Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorin e shtetit duke vepruar në bazë të urdhëresës se gjykatës ku është aplikuar masa e fshehtë: ‘simulim i veprës së korrupsionit’.
Me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas burimeve të rajonipressit i arrestuari është Sava Stankoviq punëtor në qendrën e testimit në Gjilan./rajonipress/