Arrestohet recidivisti i dhunës në familje

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Sipas viktimave i dyshuari është recidivist i rasteve të dhunës në familje pasi është përdorues i narkotikëve dhe shumicën e kohës është i dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/