Policia e Kosovës kap mallra kontrabandë në aksin rrugor Gjilan – Ferizaj

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren me ç’rast, më datë 13.04.2025 në rrugën magjistrale Gjilan – Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara si 138 palë atlete sportive.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminalin doganor kompetent njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/