Arrestohet nga policia për posedim të substancave narkotike

Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i janë gjetur dhe sekuestruar 12.2 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/