Po kontrabandonte migrantë nga Shrilanka, vozitësi nga Serbia ik nga vendi i ngjarjes

Gjilan – Në fshatin Përlepnicë, të Gjilanit një drejtues i automjetit, me të vërejtur se njësia policore e ka pikasur dhe kishte qëllim ta ndalonte, ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik. Në një largësi nga aty, ka braktisur veturën dhe ka ikur në këmbë. Gjatë verifikimit të veturës ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë, i cili po kontrabandonte dy shtetas të Shrilankës.
Në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente. Gjatë bisedës me ta, të njëjtit kanë deklaruar se janë shtetas të Shrilankës dhe kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Gjatë verifikimit të veturës ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar.
Rasti në hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/