Uji Dea

Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është arrestuar sot në Spanjë Gentjan Martini, alias Festim Olomani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Është arrestuar sot në Spanjë Gentjan Martini, alias Festim Olomani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se arrestimi i 40-vjeçarit, nga Shkodra, u bë në operacionin policor të koduar “Seville” që u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, përcjell Albinfo.ch.

Në momentin e kapjes nga Policia, mësohet se Olomani mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me emrin Rayko Ivanovr dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga policia.

FIDANISHTJA

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Martini dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng Jani Prengën.

Sakaq Interpol Tirana po punon për ekstradimin e tij drejt vendit tonë./Albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.