Fundamenti

Arrestohet Dragan Aritanoviq për thyerje e plaçkitje të kishës

/ 2 minuta lexim

Gjilan –( E plotesuar) Gjykata Themelore dega në Artanë departamenti i përgjithshëm i ka caktuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh Dragan Aritanoviqit. Shefik Mehmeti prokuror i rastit tha se masën e paraburgimit e ka caktuar gjykatësi i procedurës paraprake në Artanë Ramiz Azizi meqë Kufca e Epërme është nën juridiksionin e Komunës së Artanës.
————————————————————-

Policia e Gjilanit dhe Artanës kësaj radhe kanë qenë efikas pasi kanë arritur shumë shpejt ta arrestojnë serbin Dragan Aritanoviq (1968) i cili dyshohet se ka thyer dhe plaçkitur kishën serbe në Kufcë të Epërme të Gjilanit.

Dragan Aritanoviq (1968) është arrestuar nga policia e Gjilanit dhe e Artanës pas informacioneve të besueshme se ai ka plaçkitur të holla në kishën serbe në Kufcë të Epërme të Gjilanit si dhe ka thyer e dëmtuar ikonat e kishës.

Fundamenti

Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan. Mahmuti tha se Aritanoviq e ka pranuar veprën, madje ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje të mëparshme në të njëjtën kishë. Mahmuti tha se Aritanoviq ka tentuar të ikë , por falë punës efektive ai është arrestuar dhe ndodhet në fazën e paraburgimit prej 24 orësh.

Ndërkaq Shefik Mehmeti prokuror kujdestar tha për rajonipress se Dragan Aritanoviq dyshohet për veprën penale “asgjësimi dhe dëmtimi i pasurisë”. Aritanoviq i ka pranuar dy vepra penale të kryera ndaj kishës serbe në Kufcë të Epërme, më 31.11.2012 dhe 16.02.2013. Aritanoviq dhunshëm dhe me forcë ka hyrë në kishë, ku ka dëmtuar herën e parë dy ikona kurse tani herën e fundit 8 ikona tha Mehmeti.

Mehmeti tha se ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, por për këtë pritet të vendos gjykatësi i procedurës paraprake ndërsa dënimi për këtë vepër shkon deri në tre vite tha Mahmeti./rajonipress/