FITORJA

Arrestimi i ish-policit në Serbi, Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, tash asnjë fjalë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Avokati Arianit Koci ka reaguar sot lidhur me heshtjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me arrestimin e ish-policit, Arbnor Spahiu në Serbi.

Koci në një postim shkruan se kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe, e tash kur u paraburgos një ish-polic i Njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Lexoni të plotë postimin:

Gabim. Shumë gabim.

Kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe.

E tash – kur u paraburgos një ish-polic i njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Përsëris: Arbnor Spahiu, s’ka qenë fare polic kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku – e për çka dyshohet nga ana e autoriteteve serbe.

Të gjitha provat i kam dërgu në gjykatë.

Në anën tjetër, edhe po të kishte qenë?

FIDANISHTJA

Pas sulmit terrorist në Banjskë, secili polic që ka marrë pjesë në neutralizimin e sulmit, e ka mbrojtë rendin juridik dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

E më shumë se kaq – e ka mbrojtë jetën e qytetarëve. Shqiptarëve dhe serbëve.

Arbnori mbahet në paraburgim në Serbi, vetëm pse është shqiptar.

Asnjë provë. Asnjë fakt. Vetëm padrejtësi.

Serbia po mundet.

Sepse Kosova po hesht. Ose po zgjedh me folë selektivisht.

Sidoqoftë, nuk e le asnjë qytetar të Kosovës vetëm. Sado që është rrezik.

E kryej edhe punën që do të duhej ta kryente shteti i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.