Fundamenti

Arrestime të reja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nisur nga fakti se kohëve të fundit është shtuar numri i rasteve të gjuajtjes me armë zjarri në ndeja dhe ahengje të ndryshme të cilat në situata të caktuara kanë rezultuar me pasoja të rënda për qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka ndërmarrë një aksion policorë në rajonin e Prishtinës, me ç’rast ka arrestuar 10 persona të cilët akuzohen për vepra penale shkaktim të rrezikut dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas një komunikate të lëshuar nga policia vetëm gjatë ditëve të fundit, nga 20 gushti deri 24 gusht, stacionet policore të rajonit të Prishtinës u janë përgjigjur njëmbëdhjetë rasteve të tilla të gjuajtjes me armë zjarri. “Rastet kanë ndodhur në vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës dhe lidhur me to janë arrestuar 10 persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 10 armë të tipave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit policor të Drenasit, kanë kryer një operacion bastisjeje në tri lokacione të ndryshme (në fshatrat Verbovc, Terstenik dhe Çikatovë e re), me ç’rast kanë arrestuar tre persona të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar, një revole e tipit Zastava 6.35 mm, një revole të tipit, bruni Mod 92, kalibër 8 mm, një armë automatike AK 47 si dhe sasi e municionit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Mobi Casa

Sipas policisë bastisjet janë kryer nga njësiti special NJSO dhe hetuesit e stacioneve tjera të rajonit të Prishtinës, (në lagjen Dardani, lagjen Veternik, në fshatrat Hajvali, Sfeçël dhe Prugovc, janë arrestuar shtatë persona të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar, një revole e tipit Zastava 9 mm, një revole e tipit “SIG”, 9 mm, një armë automatike e tipit M-70, një revole me gaz , një armë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie, një revole të tipit TT si dhe karikatorë e municion të ndryshëm.

Sipas Policisë, të ndaluarit pas rekomandimeve nga ana e Prokurorit Publik, janë liruar në procedurë të rregullt.

Me këtë rast, policia ka apeluar te qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.