Arrestime për kanosje e posedim të armëve në Viti
Viti – Më 07.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Edhe në fshatin Skifteraj, të Vitisë policia në koordinim me prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 24 fishekë kalibrash të ndryshëm.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/