Eko Higjiena

Arrest shtëpiak për zyrtarin policor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Agim Ademi gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj pandehurit Gazmend Jakupi dhe Muhamet Sylejmani ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri Gazmend Jakupi zyrtar policor dhe i pandehuri Muhamet Sylejmani ngarkohen me veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Mobi Casa

Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Gazmend Jakupit i llogaritet prej kohës së arrestimit me datën 25.01.2014 deri më datën 25.02.2014, ndërsa ndaj të pandehurit Muhamet Sylejmanit i llogaritet nga data 26.01.2014 deri më datën 26.02.2014.

Gjatë kësaj periudhe kohore të pandehurit do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në Gjilan dhe nuk guxojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, në të kundërtën u caktohet masa e paraburgimit./rajonipress/