Mobi Casa

Arnoldi: I falënderohem bodybuildingut

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Aktori, politikani dhe bodybuilderi më i suksesshëm në histori, Arnold Schwarzenegger, ka pranuar se ai i falënderohet për suksesin në jetë më së shumti bodybuildingut, pasi e di se ai kurrë nuk do të ishte bërë aktor në rast se nuk do ta kishte transformuar trupin.

Aktori 65 vjeç ka pasur një jetë me disa karriera, duke përfshirë superyll botëror të filmave dhe ka qenë kryetari i Kalifornisë. Ai e di se nuk do të kishte qenë në gjendje ta bënte këtë nëse ai nuk do të kishte filluar të punonte në trupin e tij sa ishte duke jetuar në Austri.

Mobi Casa

“Kur fillova të ushtroj, mora direkt komplimente. Ishte gjëja më e mirë. Bodybuildingu më futi në botën e filmit dhe filmi më dërgoi te politika, sepse politika ka të bëjë vetëm nëse ke emër. Kështu, përsëri vlen të përmend bodybuildingun. Nuk do të kisha arritur asgjë pa bodybuildingun”, ka deklaruar shtatë herë kampioni i botës në bodybuilding.