Arnold Gjergjaj i rikthehet ringut
Kampioni evropian i boksit në kategorinë EBU-EE, shqiptari Arnold Gjergjaj do të rikthehet sërish në ring.
Më 5 dhjetor ai do të boksoi kundër kroatit, Marino Goles në Spreitenbach të Zvicrës, në kategorinë 111 Kilogram, ka bërë të ditur vetë boksieri shqiptar përmes rrjetit social Facebook.
Boksieri kosovar i cili jeton në Bazel të Zvicrës, në fitoren e fundit në qershor të këtij viti ndaj boksierit rus Denis Bakhtov, kishte lënduar dorën dhe iu deshtë disa muaj për t’u rikuperuar.
Gjergjaj, i njohur më nofkën “The Cobra” ende nuk njeh humbje në boksin profesionist. Ai premton se edhe në këtë ndeshje do të dal fitues për të vazhduar karrierën e tij drejt titullit të botës në kategorinë e peshës së rëndë.
“Ndeshja do të jetë më tetë 8 runde. Jam duke u përgatitur maksimalisht për të fituar edhe këtë ndeshje”, ka thënë Gjergjaj.
Aktualisht boksieri më origjinë nga Gjakova gjendet në vendin e 29-të të listës së boksit botërorë. Ai deri më tash ka zhvilluar 28 ndeshje dhe ka 28 fitore, 20 prej tyre më nokaut. /Express/


