Fundamenti

Armët, dhuna dhe shthurja morale po e çojnë shoqërinë në krizë të thellë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështimin institucional, po e çon kombin drejt një plage të thellë morale dhe shpirtërore.

Raste të rënda, si vrasja e punëtores Nexhmije Musliu Haradini në një furrë në Stanoc të Vushtrrisë, nga ish-pronari i saj Arsim Morina, që pas kryerjes së kësaj vrasje mizore u vetëvra dhe vrasja po ashtu në qytetin e Vushtrrisë e të riut 19 vjeç Ardit Zymberi, nga bashkëmoshatari tij Bleon Dibrani, si dhe vrasja e Naser Gashit në Prishtinë dhe plagosja e Miftar Miftarit, janë sinjale shqetësuese të krimit në rritje.

Gjatë kësaj jave edhe një mërgimtar yni nga komuna e Rahovecit kreu vepër të rëndë krimi duke vrarë gruan e tij, në Thanhausen të Landit Bayern të Gjermanisë. Fatkeqësisht krimi në shoqërinë tonë po bëhet përditshmëri.

Këto nuk janë më ngjarje të izoluara, por pjesë e një krize të thellë që përfshin dhunë në familje, xhelozi, varësi nga droga dhe mungesë të përkujdesjes institucionale. Shqetësuese është përplasja mes mendësisë tradicionale patriarkale dhe kërkesave legjitime të grave për barazi.

Shumë burra nuk arrijnë ta përballojnë këtë ndryshim dhe përfundojnë në krime të rënda.

Në të njëjtën kohë, ka raste kur gratë, pas dekadash bashkëjetese me burra në pamundësi për t’i përmbushur nevojat e tyre, sillen me mospërfillje ndaj burrave që e thellojnë distancën emocionale në martesë. Në këtë degradim të vlerave, rol negativ kanë edhe mediat tona, të cilat shpërndajnë dhunë dhe banalitete.

FITORJA

Sidomos, fëmijët dhe të rinjtë ushqehen me përmbajtje të dëmshme, ku edukimi moral është zhdukur kaherë nga ekranet tona.

Të rinjtë po bien pre e drogës, bixhozit dhe prostitucionit. Qeveritë nuk po ndërhyjnë në parandalimin e krimeve. Ato me rastet merren kur gjithçka përfundon me fatalitet.

Bastoret, kazinot dhe lokalet e shthurjes vazhdojnë të funksionojnë, pa kurrfarë kufizimesh duke dëmtuar të ardhmen e një brezi të tërë të rinisë sonë.

Shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u duhen Qeveri efikase që prioritet parësor kanë luftën kundër krimit dhe vrasjeve. Vetëm atëherë secilit i shtohet shpresa për jetë në vendin ku ka lindur dhe ku ka qiparis e varre të të parëve të tij.

Ky shkrim është përgatitur nga autori Arif Ejupi, në vazhdën e angazhimit të tij të rregullt publicistik, me reflektime dhe qëndrime personale ndaj dukurive që prekin shoqërinë shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.