FIDANISHTJA

Armend Misini zgjidhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në praninë e delegatëve, kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe strukturave të tyre, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor për kryetar të LRFGJ. Me vendim unanim, kryetar është zgjedhur Armend Misini, i cili me punën e tij gjerë më tani është dëshmuar si njeriu më i përshtatshmi për këtë post me shumë rëndësi në futbollin Rajonal të Gjilanit.

Me përzgjedhjen e Misinit si kryetar, LRFGJ ka fituar një njeri i cili gjerë më tani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e sportit në Komunën e Gjilanit. Kryetari i ri Armend Misini në fjalën e tij falënderuese ka theksuar.

“Jam i nderuar për besimin që më keni dhënë. Do të mundohem me gjithë kapacitetet e mija dhe me bashkëpunëtor që Lidhjen Rajonale të futbollit të Gjilanit ta avancojmë edhe më fuqishëm me shumë projekte të reja të cilat na presin në të ardhmen”. Detyrën e re, Armend Misinit, ia uroi edhe presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku i uroi shumë suksese në punën e tij.

FITORJA

Kryetari i ri i LRFGJ, Armend Misini, ka të kryer fakultetin e Edukatës dhe Kulturës Fizike dhe njiherit është zyrtar sportivë në Drejtorinë për Rini, Kulturë, dhe Sport në Komunën e Gjilanit që nga viti 2010.

Për afro një vit Misini ishte përgjegjës i Palestrës Sportive ”Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. Misini poashtu, ushtron me shumë sukses funksionin e Komisarit të Garave në Lidhjen Rajonale të Gjilanit. Kryetari i ri, Misini, poashtu posedon edhe certifikatën për gjyqtar të futbollit, për menaxhimin e klubeve, administrimin e klubeve, përdorimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale si dhe është delegatë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sukseset e Armend Misinit janë shpërblyer edhe si ‘Punëtori Sportivë’ më i miri, të cilën e ndanë Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.