Uji Dea

Armando Broja mbrëmë debutoi tek Evertoni, tani “kërcënon” Liverpoolin: Shpresojmë për fitore në derbi!

/ 1 minutë lexim
ZN

Skuadra e Evertonit mbrëmë mposhti Wolvesin me shifrat 4:0, në ndeshjen e javës së 14-të në Premier League.

Minuta në këtë përballje pati edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan Indeksonline

Broja bëri debutimin e tij të parë me fanellën e “The Toffees”, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 83-të.

ZN

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar u shpreh tejet i lumtur me pritjen që iu bë atij në stadiumin “Goodison Park”.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mikpritjen e madhe që ma dhuruar sot. Shumë i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, shumë i lumtur që isha në fushë me ju sot. Një fitore e madhe sot. Tani le të shkojmë në derbi të shtunën, shpresojmë për fitore, që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Armando Broja

Kujtojmë se të shtunën nga ora 13:30, Evertoni luan derbin lokal ndaj Liverpoolit në Premier League./Indeksonline/