RCCOLA

Arjola Demiri: Burrat shqiptarë të paaftë të mbajnë gruan, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ajo ka rrëfyer gjëra nga ana profesionale e mes tjerash ka folur edhe për jetën private.

Gjatë intervistës, aktorja nga Tropoja ka folur për një gjë që ka vënë re tek meshkujt, të cilët sipas saj qëndrojnë në një lidhje për shkak të interesit që kanë për partneren e tyre.

“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore”, u shpreh ajo.

Hidromorava

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania shtoi: “Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”.

Arjola ka qenë një emër tejet i komentuar gjatë kohës sa ishte në reality shou-n e lartpërmendur.

Mes shumë gjërash, Demiri theksoi se akoma nuk ka hyrë në shtëpinë që iu premtua nga formati. /Telegrafi/